Modelja e famshme, Emily Ratajkowski dhe komediani i njohur, Pete Davidson, kanë bërë së fundmi daljen e tyre të parë në publik si çift. Ata u shfaqën së bashku në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York.

Çifti i ri u panë në tribuna duke bërë tifo në një ndeshje mes Memphis Grizzlies dhe New York Knicks. Të dy shfaqeshin të buzëqeshur ndërsa ishin ulur krah për krah me birra në dorë mes një publiku të mbushur me yje.

Ka qenë llogaria zyrtare në “Instagram” e skuadrës së basketbollit, e cila ndau foto të Davidson dhe Ratajkowski duke shijuar ndeshjen.

Siç duket edhe nga fotot dyshja duken shumë të afërt dhe të qeshur me njëri-tjetrin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by New York Knicks ? (@nyknicks)

Modelja kishte veshur një xhup të fryrë ngjyrë kafe, xhinse dhe çizme me lëkurë gjarpri deri tek gjuri, ndërsa Davidson kishte veshur një kostum sportiv blu.

Kjo natë takimi më e fundit vjen pas raportimeve se çifti festoi së bashku “Ditën e Falënderimeve”. Modelja dhe komediani u panë në sfondin e një darke Friendsgiving me shefin e markës së “Bumble” javën e kaluar përpara se postimi të fshihej me shpejtësi.

Ata u panë së bashku për herë të parë në ditëlindjen e 29-të të Davidson. Paparazzi e ndoqi Ratajkoëski-n deri te dera e një ndërtese ku ajo u pa duke u përqafuar me komedianin.

Kjo romancë e Pete Davidson vjen pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Nga ana tjetër edhe Ratajkowski u nda me bashkëshortin e saj prej tre vitesh Sebastian Bear-McClard në korrik pas raportimeve të shumta se ai e kishte tradhtuar.