Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pashe Sana, për të folur më shumë për ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5” si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

Si e komenton trekëndëshin e dashurisë Stelina-Keijsi-Ina?

Më vjen shumë keq sepse duket se Stelina e ka shumë përzemër Keijsin. Unë disa episode të “Përputhen” i kam ndjekur dhe më janë dukur shumë të mirë Keijsi dhe Stelina, deri në momentin që u ndanë. Unë mendoj që duhet të ishte lënë aty, pavarësisht se zemrës nuk i vë dot fre. Përveç faktit se Ina duket kaq mendjemadhe, nuk më pëlqen që e kanë bërë kaq keq në publik. Nëse një person është ndarë, nuk po them që të shkosh të hidhesh direkt në krahët e tjetrit, por se çfarë bën në momentin që ndahet…

Ata e dinë shumë mirë që kjo gjë shet. Nuk besoj se kjo do vlejë sepse po i shkatërrohet imazhi të treve. Të tre kanë një imazh të shkatërruar tashmë. Stelina një person që duket shumë toksike dhe dramatike. Je në “Big Brother”, nuk ke kohë që të qurravitesh gjatë gjithë kohës.

Sa për Inën, që thotë se e ka Keijsin shumë shok, shokut nuk i shkohet për t’i bërë twerk. Ndoshta unë jam me të vjetrën, por unë nuk i bëj twerk shokut. Le ta pranojnë që janë ‘friends with benefits’, por jo shokë.

Luftë e madhe për Keijsin apo për territor televiziv?

Është luftë për territor televiziv, aspak luftë për Keijsin. Unë refuzoj të mendoj që ka femra që tërhiqen pas një imazhi të tillë. Një person që të thotë ‘qepe gojën’… /TAR/