Ina dhe Keijsi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Lidhur me raportin e tyre, banorja ka folur te Dhoma e Rrëfimit.
Ajo shprehet se banorin e ka përzemër, por që për çështje loje nuk beson as atë që ka veshur. Ina shtoi se nuk e shikon si konkurrentët e tjerë, por kur vjen puna te loja, ajo nuk beson lehtë.
Ajo vijon duke thënë se do kohën e saj, por edhe nëse del mbrëmjen e sotme, ajo nuk e ka problem dhe del si më e lumtura.
“Keijsin e kam shumë përzemër, por për çështje loje, unë këtu nuk i besoj as kësaj që kam veshur, seriozisht e kam. Nuk po them se e shoh si konkurrentët e tjerë, sepse nuk e shoh. Kam dhe ka tjetër konsideratë për mua, absolutisht, këtë e them me zë shumë të lartë. Por kur vjen puna te loja unë nuk besoj kollaj dhe dua kohën time. Edhe në rast se nuk kam kohë, nuk ka problem fare, dal si më e lumtura ditën e martë. Kaq”, ka thënë Ina te Dhoma e Rrëfimit.



