“Personi i parë që i kam shkruar është Gerta, është për mua një pjesë zemre, ma ka shoqëruar gjatë rrugëtimit tim qoftë në të mirë, qoftë në të keq”.

Kështu u shpreh Loredana Brati teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u pyet se me kë nga ish-banorët e “Big Brother VIP 4” do të mbajë shoqëri.

Loredana shtoi se Gerta Gixhari i ka dhënë suportin e duhur kur ajo ka patur nevojë.

“E ka bërë me shpirt të bardhë. Kur ka qenë koha e kritikës e ka bërë, qoftë si lojtare, kundërshtare apo dhe si shoqe. Kam nevojë edhe për shoqe që më kritikojnë”, tha Loredana Brati.

E pyetur se çfarë i tha Gertës në mesazh, ish-banorja u përgjigj:

“I shkruajta se ka qenë femra më e fortë aty brenda, gruaja më e fortë. Mund të jetë një shembull për gratë jashtë, jam e sigurt. Edhe ajo ka patur momentet dhe gabimet e saj se asnjë nuk është perfekt. I thonë gjithë ato ditë, presion, del nga vetja. Normale që çdokush mund të bëjë gabime, por ajo ka patur një qëndrim zonje në shumë raste. Mua më ka pëlqyer se ka ditur të qeshte, të qante, të ulëriste, të thoshte atë të sajën, e bërë deri në fund”.

Loredana shtoi se nuk ka asnjë person që nuk dëshiron që të takojë jashtë:

“Nuk i dua aq shumë sa ti urrej. Duhet të kesh shumë dashuri për të patur urrejtje”.