Duket se mëngjesi i sotëm nuk ka nisur mirë për çiftin e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Kësaj të fundit i ka ngelur hatri me këngëtarin, e cila nuk i foli teksa ndodhej në tualet.

Kiara ndodhej së bashku me disa vajza të tjera në tualet kur aty kalon Luizi dhe thotë vetëm ‘mirëmëngjes’. Kaq ka mjaftuar që Kiara të mërzitej me Ejllin.

Teksa iu bashkua atij dhe Tan Brahimit, Tito i thotë: “Të dukem gjë ndonjë hije që kalon dhe nuk flet” dhe Luizi i thotë se ‘po mbaronte të ikte në banjë’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Kiara: Më fal, të dukem gjë ndonjë hije, shtyllë, që kalon dhe nuk thua mirëmëngjes?

Luizi: A e ke seriozisht? Unë ju thashë tanave moj

Kiara: Seriozisht e ke ti, që kalon aty dhe ikën e kthen kurrizin

Luizi: Isha duke mbaruar të ikja në banjë

Kiara: Apo bën interesantin kot

Luizi: A e ke seriozisht?

Kiara: Po ik o Luiz

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Luizi: Po ju thashë të gjithave mirëngjes, ishit duke bërë muhabet

Kiara: Po kur mo?

Luizi: Ishte Olta, Nita, ja pyeti sa të vijnë

Kiara: Ky është lunatik në maksimum, një ditë të flet, disa ditë vjen e të puth te krevati, një ditë kalon aty e unë thashë ‘po ky ç’pati, ça ndodhi?”. As nuk foli me gojë, as nuk erdhi të përqafonte, asgjë. Po ik o çun, nuk merrem me luhajtjet e tua unë.