Ditën e sotme Dea Mishel ka vendosur që t’i lyej thonjtë Luiz Ejllit dhe ky i fundit ka pranuar. Teksa Dea i ka lyer thonjtë e njërës dorë, këngëtari është shprehur se nuk do që të lyej thonjtë e tjetrës dorë.
Nga ana tjetër, Dea shprehet se kuptoi se i pëlqyeka të lyej thonjtë djemve se është diçka ndryshe.
Por pa kaluar shumë minuta, Luizi vendosi që t’i fshihte thonjtë pasi nuk janë për të.
View this post on Instagram
“I bëra se nuk i kam bërë kurrë në jetën time, thashë po e bëj njëherë për qejf”, tha Luizi kur banorët e tjerë e pyetën se pse po i heq.
Kujtojmë se Krist Aliaj i mban thonjtë e lyet me të zezë, ashtu siç i provoi sot Luizi, por që vendosi mos t’i mbante shumë gjatë ashtu.