Luiz Ejlli ka vendosur që të ruajë një pjesë të buxhetit të tij për t’i bërë dhuratë Kiara Titos me rastin e ditëlindjes. Moderatorja e njohur feston më 18 janar ditëlindjen.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë që do të festohet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në këtë edicion të “Big Brother VIP”.

Por duket se banorët nuk e kanë pëlqyer vendimin e këngëtarit dhe e kanë kundërshtuar, por pa i thënë gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Për këtë arsye, Tea Trifoni i tha Kejvina Kthellës se buxheti është për të gjithë, duke e anashkaluar dëshirën e tij.