Dy ditë para publikimit të shumëpritur të koleksionit të saj të parë “NikeSkims”, Kim Kardashian ishte në Nju Jork për të promovuar bashkëpunimin e saj me Nike.

Më 24 shtator, themeluesja e markës “Skims” mori pjesë në një event për të promovuar koleksionin “NikeSkims”, i cili u mbaj në “Four Twenty Five”, në Manhattan.

Ylli televiziv vodhi vëmendjen me një kostum të tejdukshëm gri nga koleksioni i ri, duke treguar format e saj të famshme.

Ndërkohë poshtë pëlhurës së tejdukshme, të brendshmet e saj ishin të dukshme, ndërsa pamja kompletohej me një vijë të bardhë anash, taka gri me majë të theksuar dhe një shall në kokë — një pamje që kombinonte një estetikë sportive me feminilitet të guximshëm.