Ajo është cilësuar si ‘porterja më seksi në botën e hokejit’. Është fjala për Mikayla Demaiter, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të saj në “Instagram”.
Modelja e faqes për të rritur, “OnlyFans”, e cila numëron mbi 3.1 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ka publikuar disa fotografi provokuese.
Në fotot në fjalë, bukuroshja kanadeze shfaqet me një palë bikini tepër të vogla, që sipas komentuesve ‘nuk i mbulojnë thuajse asgjë’.
Ky postim ka marrë mijëra pëlqime brenda pak orësh, ndërsa fansat menjëherë nisën duke lënë komentet e tyre.
Mikayla, e cila nisi karrierën si portiere hokeji në Kanada por e mbylli për shkak të një dëmtimi në moshën 19-vjeçare, sot është bërë një nga influencueset më të ndjekura në rrjetet sociale dhe pjesë e platformës “OnlyFans”.
Fotot e fundit të saj po bëjnë xhiron e rrjetit, duke e konfirmuar edhe një herë si një ndër figurat më të komentuara të sportit dhe botës online.