Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, është shprehur se meshkujt tradhtojnë se ‘nuk ndihen të plotësuar’. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ky i fundit i bëri edhe disa pyetje ‘pikante’.
“Ndoshta mund ta bëjnë thjesht për proces fiziologjik, për instinkt…”, iu drejtua më pas moderatori i njohur dhe Erik Lloshi u përgjigj:
“Pastaj është tjetër muhabet ai. Ka karaktere të ndryshme njerëzish. Unë flas për veten time, unë do tradhtoja nëse nuk do ndihesha i plotësuar”.
“Pra ti nuk ke tradhtuar asnjëherë?”, ishte pyetja e radhës që i bëri Ronaldo Sharka.
“Bashkëshorten time jo”, u përgjigj menjëherë këngëtari.
I pyetur nëse ka tradhtuar më përpara, Eriku u përgjigj:
“Më përpara po. Por bashkëshorten time jo”.
“Pse tradhtove?”, e pyeti më pas Sharka dhe Lloshi u shpreh:
“Sepse nuk ndihesha i plotësuar. Isha i ri, në adoleshencë”.