I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Aldo Marku. Ish-banori i cili përfundoi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP të shtunën pas më shumë se 100 ditësh qëndrimi. Regjisori ka rrëfyer më shumë rreth eksperiencës së tij gjatë këtij rrugëtimi dhe jo vetëm…
Nuk mendoj se isha përgatitur 100% për një format si “Big Brother” e kam parë nga jashtë si një auidencë, por nuk kisha bërë analizat e duhura po themi për të parë se si funksionojnë mekanizmat.
Aldo shtoi gjithashtu se:
Këtë vit e kam parë më agresiv se çdo vit tjetër. Kam pasur edhe unë përplasjet e mia, por jam një tip që pasi përplasem mendoj dhe pretendoj që gjëja të sqarohet dhe jo të vazhdojë gjatë gjithë ditës apo javës. Mbase aty qenkan rregullat ndryshe dhe unë për këtë nuk është se isha përgatitur.