Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe emocional mbi situatën e fundit që ka kaluar.
Në reagimin e tij, këngëtari i njohur pranon gabimet dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar. Ai shprehet se periudha e fundit ka qenë ndër më të vështirat në jetën e tij, duke theksuar se gjendja në të cilën ndodhej erdhi si pasojë e një presioni të vazhdueshëm. “Nuk jam njeri i tillë,” shkruan ai, ndërsa shton se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.
Reagimi i plotë:
Periudha e fundit nuk u kon ma e lehta per mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu cka ka ndodh.
Fillimisht po du me pranu qe kom bo gabim edhe kerkoj falje per shqetesimin qe e kom shkaktu te stafi. M’vjen shume keq edhe jom shume pishmon. Une nuk jom njeri i tille edhe vec ni torture e madhe qe nuk u nal kurr ka mujt me m’pru ne at gjendje.
Faleminderit prej zemres per krejt mesazhet dhe mbeshtetjen, m’keni jep force n’momente t’vshtira. Ni falenderim i vecante shkon per avokatet e mi, Burimi Azemin dhe Artan Çerkinin, per profesionalizmin edhe perkrahjen e vazhdueshme. N’bashkepunim me label, menaxhmentin, edhe avokatat tone ne Britani, kemi nis procedura ndaj kompanise Onima per krejt keqtrajtimet nder vite, borxhet (tu e perfshi edhe borxhin aktual), mundesite e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka shume sene qe hala nuk i dini, po qe keni me i kuptu shume shpejt. Muziken s’munet me ma nal kerkush, sidomos jo njerezit edhe kompanite qe e kane per qellim me i shkatrru artistat edhe me e njollos industrine e muzikes. Gjate ksaj kohe qe jemi n’gjyq koft nevoja edhe vec n’TikTok e Instagram kom me i postu kangt e mia, e pa muzike s’ju lo. Ju du shume! Drejtesia ka me fitu, si gjithmone. -Gjesti”.


