Të ftuar në emisionin Big Brother Radio me Elona Duron në Top Albania Radio ishin Roland Hysi në studio një koleg por gjithashtu shoku më i ngushtë i Mirit dhe bashkëshortja e tij Rabea Shahini në një lidhje telefonike për të shpjeguar një ndër situatat më të komentuara në këtë edicion të BBV atë të ‘krevateve’ mes Mirit dhe Selin por edhe për të teguar qëndrimin e saj në lidhje me këto situata…

Gjatë Prime-t të mbrëmjes së kaluar, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse ka ndjenja për Selin, por ai e mohoi kategorikisht një lidhje romantike. Megjithatë, situata mori tjetër drejtim kur u transmetua një klip nga Dhoma e Rrëfimit, ku Miri u shfaq i emocionuar duke thënë: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.” Deklarata shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ndërsa më pas reagoi edhe bashkëshortja e tij në “Instagram”, duke rishpërndarë një postim të Landit. Në lidhje me këtë ajo u shpreh në Big Brother Radio se:

Jam shumë dakort me atë postim që Landi ka bërë në rrjetet sociale dhe prandaj e kam ndarë edhe në rrjetet e mia sociale. Ne e kemi një shprehje në gjermanisht që thotë “Shpif, shpif se diçka mbetet” ata mundohen të forcojnë një marrëdhënie mes Selinës dhe Mirit që në fakt nuk ekziston. Siç e kam thënë edhe tek emisioni i parë në Big Brother Radio. Më kanë ardhur shumë mesazhe si për shembull “shiko burrin çfarë po bën ky..”, por unë e them prapë dhe madje shumë seriozisht nuk jam xheloze për një gjë që nuk ekziston dhe kam besim të plotë tek bashkëshorti im.