Më 11 tetor, bota e kinemasë humbi një nga figurat më të dashura dhe më me ndikim të pesë dekadave të fundit. Aktorja ikonë, Diane Keaton, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare në Kaliforni.

Ndërkohë së fundmi po përflitet për trashëgiminë e saj, kujt ia ka lënë?

Mediat e huaja shkruajnë se Keaton ka lënë një pjesë të madhe të pasurisë së saj – plot 5 milionë dollarë – për kujdesin e qenit të saj të dashur, Reggie.

Lajmi është bërë publik nga faqja “The Project”, e cila e ka cilësuar këtë veprim si një tjetër dëshmi të shpirtit bujar dhe zemrës së madhe të aktores së famshme.

“Reggie, qeni, i meriton çdo qindarkë”, shkruhet në postim, që ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ky gjest prekës ka bërë xhiron e internetit, duke nxitur reagime të shumta nga fansat që e kanë quajtur Keaton një legjendë të vërtetë, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve.

Nga ana tjetër, pasuria e 79-vjeçares vlerësohet të jetë 100 milionë dollarë.