Detektivja private, Shkenda Lila, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj.
Pjesë nga biseda:
Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kapur në befasi një tradhti?
Hotelin e kanë zbehur tani, sepse marrin shtëpi. Sidomos këto hotelet për 1 orë, 2 orë, janë zbehur tashmë, vetëm kur ikin jashtë për të qëndruar.
Më përpara, në vitet në fillim, ishin këto makinat që shkonin larg Tiranës, në errësirë… Kemi pasur dhe raste dhe të kësaj natyre, më përpara. Tani jo më, nuk më ka hasur të kap një tradhti në një makinë larg qytetit.
Po në ambientet e punës?
Në ambientet e punës po, por është e vështirë për ne për ta faktuar. /TAR/



