Iftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artisti i njohur, Stresi. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij, karriera ndër vite, projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti dhe sigurisht që ekskluzivisht është ndalur dhe ka sqaruar gjithçka rreth raportit që ka sot me Keisin.

Në njërin prej videoklipeve të këngës së re “Sa t’kam dasht” që është edhe pjesë e albumit të tij “Archimed ”, Stresi zgjodhi që të kishte ish-bashkëshorten e tij pjesë të klipit. Pse e bëri artisti këtë zgjedhje dhe a janë ribashkuar ata?

Ne jetojmë larg, ne po të ishim bashkë nuk do të jetonim njëri në Tiranë dhe njëri andej. Besoj është logjike, çfarë është e rëndësishme përpos respektit, e kam deklaruar gjithmonë. Nuk ka shanse, për mua mbetet një nga femrat më uau, duhen duartrokitje sepse është e rrallë që të gjesh një femër aq të edukuar, aq të zgjuar, aq familjare, aq të përkushtuar. Mua më është përkushtuar 200% për aq sa kemi qenë bashkë dhe prandaj gjithmonë e them që duhet ajo dera hapur, mos të grindemi. Shiko ku kemi arritur, që takohemi pas kaq shumë vitesh dhe respektohemi si dy miq të vjetër. 

Lei e pyeti nëse mund që të ngelen vetëm miq tani sepse ndonjëherë është edhe e vështirë?

Po, patjetër që po. Unë kam jetën time këtu, ajo ka jetën e saj atje. Komentet kanë qenë pafund që ishalla, por jemi në një periudhë ku e vendos ligji i natyrës. Jeta është ashtu, i keni parasysh filmat turk gjithmonë çiftet nuk përfundojnë. 

E pranojmë që nuk jemi bashkë, e ka pranuar ajo dhe e kam pranuar edhe unë. Edhe tek kopertina ne e kemi sqaruar. Ne jemi të rritur dhe e kuptojmë që është një marrëdhënie që ka largësi, nuk mund të vendosësh asgjë në distancë. Konktretisht jemi shumë miq të mirë dhe kaq.