“Nuk jam engjëll”, është fushata e re kundër sloganit provokues të standardit të bukurisë femërorë të lançuar nga linja e të brendshmeve ‘Victorias Secret’. Fushata e re synon të provoje se të gjitha femrat janë seksi, duke hedhur poshtë stereotipin social lidhur me bukurinë.
Modele me forma të mbushura kanë pozuar me të brendshme në një set fotosh bardhë e zi. Drejtuesja e kësaj fushate sensibilizuese, Lane Bryant thotë se synojnë t’u tregojnë femrave se ato janë gjithmonë të fuqishme dhe duhet ta duan çdo pjesë të trupit të tyre.
7 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)