Dita e parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka nisur me diskutime të ndryshme, që nga dashuria, nominimet dhe finalistët e mundshëm të këtij edicioni.

Disa prej banorëve teksa po qëndronin të ulur në divanet jashtë kanë nisur duke i bërë pyetje të ndryshme njëri-tjetrit.

Në një moment, Rozana ka pyetur Amber se ‘cilin nga djemtë pëlqen pak më shumë?’. Fillimisht ajo hezitoi të thoshte një emër, por pastaj tha atë të Laertit.

“Ai mund të mos jetë seksi në fizik, por ka një zë…”, tha Amber.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Rozana: Nga gjithë çunat që janë këtu, kush të pëlqen i çik më shumë?

Ambër: Në ça kuptimi? Si çun apo në anën…

Laerti: Njerëzore

Rozana: Fizikisht

Amber: Shpirtërore

Laerti: Ti përgjigju për të dyja

Rozana: Po them fizikisht që është seksi

Amber: Tani aq e sinqertë që ishe ti për finalistët, edhe unë…

Rozana: Unë jam shumë e sinqertë, do hash dënim. Bën mirë të jesh e sinqertë

Laerti: Nuk ka për ta thënë

Amber: Pse?

Laerti: Thuaj atë që mendon

Amber: Ky shpirti këtu (Laerti)

Rozana: Të duket seksi Laerti

Laerti: Kush të tërheq më shumë the

Amber: Ai mund të mos jetë seksi në fizik, por ka një zë…