E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Anis Brahimi. Ajo shquhet për kontributin e saj ndër vite në televizion dhe në radio, por këtë herë vjen në studio si mikesha e njërit prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bëhet fjalë për producentin, Ols Abazi, i cili u bë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor të 2024.

E pyetur rreth strategjisë së Olsit dhe botës së tij emocionale brenda shtëpisë, Brahimi u shpreh se ai nuk është sipërfaqësor dhe mbi të gjitha duke zgjedhur fjalët kundrejt debateve që mund të krijohen.

“Strategjia e Olsit, dhe e them strategji të nënvizuar shumë, është se Olsi nuk ka hyrë atje për t’u rrëfyer te prifti. Olsi ka hyrë për t’i treguar njerëzve që heroi i një reality show duhet të jetë dikush qytetar, me vlera dhe në rastin e të qenurit VIP apo NIP. Njerëz në Tiranë, të cilët janë në këtë grup moshe rreth të 40-ave, mbi të 40-tat e kështu me radhë, e njohin Olsin. Pra, ai është VIP në kategorinë e miqësisë apo të punës. Kështu që, ndoshta nuk është TikToker 20 vjeçar, por ka një reputacion që e ka ndërtuar për shumë kohë”, tha Anis. /TAR/