Një grua që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale në moshën 35-vjeçare, ka zbuluar pse është përmbajtur nga takimet dhe çfarë mendojnë njerëzit për zgjedhjen e saj.
Është fjala për Lauren Harkins, e cila nuk ka pasur kurrë partner, nuk ka qenë kurrë në një takim dhe nuk ka qenë kurrë në intimitet me dikë.
E teksa shpesh komentuesit e konsiderojnë atë të ‘skaduar’, 35-vjeçarja është rehat me zgjedhjet e saj dhe nuk është aspak e interesuar që të dalë me dikë aktualisht.
“Nuk jam ndjerë kurrë e turpëruar që jam e virgjër ose që kam përvojë të kufizuar seksuale. Gjithmonë kam qenë e hapur për këtë, edhe si adoleshente. Mendoj se është shumë interesante. Për mua është në të njëjtën kategori si mospirja e alkoolit, duhanit apo mospërdorimi i substancave. Është një mënyrë që kam zgjedhur për të nderuar trupin tim, energjinë time dhe kufijtë e mi”, ka thënë Lauren Harkins.
Ajo ka shtuar se për të, intimiteti ka qenë gjithmonë diçka kuptimplotë, jo diçka për të cilën duhet nxituar vetëm për të ‘qëndruar në hap’ me të gjithë të tjerët.
“Mendoj se ka forcë të vërtetë në të qenit i qëllimshëm në lidhje me atë se kë lejon të hyjë në jetën dhe hapësirën tënde”, është shprehur 35-vjeçarja.
Lauren, themeluesja e markës së ardhshme të veshjeve të rrugës unisex UNBXBL nga Maine, SHBA, shpreson që një ditë të jetë në një marrëdhënie afatgjatë, por ka vendosur të mos ketë fëmijë, kështu që nuk ndjen asnjë nxitim.
Postimet e saj në rrjetet sociale marrin miliona shikime dhe nuk mungojnë komentet negative apo tallëse.



