Aktorja e njohur, Lili Reinhart, ka zbuluar se është diagnostikuar me endometriozë. Lajmin e konfirmoi përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku tregoi se diagnoza erdhi pas një ndërhyrjeje laparoskopike.
Vitin e kaluar, u vizitova te një urogjinekolog dhe u diagnostikova me cistit intersticial. M’u tha se nuk kishte kurë dhe as lehtësim të qëndrueshëm për simptomat e mia.
Ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe pati tre vizita në spital dhe takoi disa urologë e gjinekologë, por asnjëri prej tyre nuk dyshoi seriozisht se endometrioza mund të ishte shkaku kryesor. Pasi punoi me dy terapistë të ndryshëm dhe kërkoi vetë të bëhej një rezonancë magnetike, Reinhart fillimisht u diagnostikua me adenomiozë.
Megjithatë, pas konsultimit me një specialist të endometriozës, vendosi të ndërmerrte hapin e ardhshëm drejt laparaskopisë pavarësisht se një mjek tjetër i kishte sugjeruar se me shumë gjasë nuk kishte endo.
Jam e lumtur që i besova trupit tim dhe dëgjova instinktin tim dhe do të vazhdoj të inkurajoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.



