Ish-missi-i, Trejsi Sejdini, ka marrë gjithë vëmendjen me postimin që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Modelja e njohur ka zgjedhur të shndërrohet për Halloween si Pamela Anderson në filmin “Barb Wire” të vitit 1996.

Trejsi ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku ka pozuar me pistoletë në dorë sikurse Anderson në filmin në fjalë.

“Nuk ka ligje, nuk ka limite. Nuk ka më kthim prapa”, ka shkruar Sejdini bashkëngjitur me pozat që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta.