Çifti i famshëm shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, kanë ndarë me fansat së fundmi se janë në përgatitje të një filmi të ri. Dyshja e njohur e showbizit njoftuan se janë duke punuar në një film të ri të përbashkët, në një komedi romantike.

Prej ditësh në media, Semi Jaupaj u përfol si personazhi që do të marrë pjesë në film dhe duket se spekulimet janë të vërteta pasi këngëtaren tani do e shohim edhe si aktore.

Ka qënë Donaldi, ai që përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, ka treguar prapaskenat nga xhirimet e filmit të tij më të ri. Në videon e publikuar, Semi shihet teksa po bëhet gati për xhirimet.

Prej disa ditësh tashmë, Bora dhe Donaldi kanë ndarë me publikun copëza nga përditshmëria e tyre, duke treguar se po punojnë fort dhe po flenë pak orë gjumë.