Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se i pëlqen shumë të udhëtojë e të vizitojë vende të ndryshme të botës.

Këto ditë Alketa ndodhet në Marrakesh së bashku me Jonida Maliqin dhe dy mikesha të tjera. Nga aty, ajo ka publikuar fotografi ku tregon se po e shijon pafund bukurinë e atij vendi.

Në një foto të postuar në "Instagram", moderatorja e njohur shfaqet si marokene e vërtetë, me shall në kokë dhe fustan me lule. Teksa ka marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit, një prej tyre i përmend bashkëshortin.

"Ty lum A... që të ka", shkruan komentuesja, të cilës Alketa i përgjigjet: "Edhe unë për të". Moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, duke mos publikuar foto me burrin apo fëmijët.

[gallery ids="889961,889960,889725,889722,889959,889962,889957,889963,889967,889968,880136,880132,880131,862312,862311,862310,862309,862308,862307,862306,862305"]