Një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni të katërt të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Shkak u bë gjendja e saj shëndetësore.
Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, por komente pati edhe nga disa personazhe të njohur të ekranit, të cilët mbështetën vendimin e Eglit.
Një reagim pati edhe Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.
“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja”, tha ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili ishte i ftuar në Top Albania Radio’
Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar:
“Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë”.