Ikona e Hollywood-it, Joan Collins, ka thënë së fundmi se nuk ka bërë asnjë operacion plastik për të ndryshuar pamjen e saj.
Teksa fliste për rutinën e saj të bukurisë, 90-vjeçarja ka zbuluar se arsyeja pse ajo nuk zgjodhi kurrë ndonjë operacion estetik në fytyrën e saj, gjatë karrierës së saj të shkëlqyer në ekranin e madh, ishte frika e saj nga gjilpërat.
“Nuk kam bërë asgjë”, ka thënë ajo për “Guardian” pasi u komplimentua për lëkurën e saj.
“Nuk mund t’i bëja të gjitha këto. Para së gjithash, unë kam fobi nga gjilpërat. Nëna ime ishte ajo që më tha ta hidratoja dhe të përdorja kremin e natës”, ka rrëfyer ikona e Hollywood-it.
Aktorja e “Dynasty” shtoi më pas se nuk qëndron fare në diell dhe pranon se këshillon dy vajzat e saj, Tara Newley, 59 vjeç dhe Catania Cash, 51 vjeç, të bëjnë të njëjtën gjë
Por nga ana tjetër, Collins pranoi se kishte bërë botoks në një intervistë të revistës “Glamour” të vitit 2012.
“E bëra një herë në ballë dhe më dhimbte shumë”, ka thënë ajo, duke pranuar se nga përvoja e keqe e kishte lënë përgjithmonë operacionin plastik.
“Kam miq që kanë bërë botoks dhe mbetën me gunga në fytyrë”, ka shtuar Collins.
Ndërsa e pyetur nëse ofendohet kur njerëzit supozojnë se ajo ka bërë operacione plastike, aktorja e famshme tha: “Jo, jo. Por e dini se çfarë thonë për operacionet plastike, apo jo? Është hakmarrja e gruas së zakonshme. Dhe e vërteta është se unë gjithmonë jam kujdesur shumë mirë për lëkurën time dhe gjithmonë, gjithmonë kam bërë grim”.