Mbrëmjen e djeshme, Vserlo la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e tij në reality show.

Gjatë intervistës, ish-banori u surprizua nga aktori i ‘Portokallisë’, Juxhin Plevishti, i cili imiton këngëtarin.

“Dua të kërkoj falje që ngele pa rol”, i tha Vserlo aktorit, ku ky i fundit u përgjigj duke thënë: “Si ty s’mund të godisja asnjë tjetër”, referuar rolit, personazhit.

Pjesë nga biseda në studio:

Vserlo: Dua të kërkoj falje që ngele pa rol

Juxhin: Mos u bëj merak se ka plot role. Si ty s’mund të godisja asnjë tjetër. Isha te provat dhe më thanë që po më kërkon Vserlo dhe thashë të ngjitesha për të ‘Shqipëria Live’.

Vserlo: Faktikisht jam trembur pasi po flija. Kur dëgjova të bërtiturat thashë ‘unë bërtas aq shumë’. E kam parë nga reflektimi i ujit të pishinës. Sa hapa sytë i trembu, kush bërtiti? Kisha një ndjesi, doja që qeshja me të madhe. Ishte një realizim shumë i mirë. Do doja të përgëzoja që ke bërë si brenda e si jashtë.

Juxhin: S’kam dashur as të tallem dhe ta kaloj në fyese. Në momentin e parë që tu afrova jam ngritur, u ndjeva keq. Kur të pashë buzëqeshjen… “Zhduku” është fjala më e përdorur. Jam kurioz, u fol pasi dola unë?

Vserlo: U fol pafund.