Valbona dhe G-Bani kanë biseduar për raportin mes tyre, pasi këngëtari ka shprehur pëlqimin për gazetaren.

G-Bani po i gjendet afër Valbonës, pasi kjo e fundit është sëmurë. Gjatë bashkëbisedimit, gazetarja ia bën sërish të qartë atij se ata nuk kanë asgjë bashkë.

Valbona në një moment i thotë se ‘nuk dashuron njeri aty dhe nuk ka lidhje’. G-Bani duke qeshur i drejtohet:

“Bravo, ashtu të rrish, kjo është gjë shumë e mirë për ty, të bën mirë për shëndetin, të ul temperaturën”.

Pjesë nga biseda:

Valbona: G-Bani nuk ka nevojë me prek se nuk është se ndodh gjë

G-Bani: Ik o ik se me qenë njeri tjetër ti s’ka problem, doktorë që vijnë, Laert e Le… mos të them ndonjë gjë.

Valbona: Pse sillesh kështu?

G-Bani: Si sillem?

Valbona: Pse vepron kështu?

G-Bani: Tani nuk kam lidhje me njeri

G-Bani: Bravo, ashtu të rrish, kjo është gjë shumë e mirë për ty, të bën mirë për shëndetin, të ul temperaturën.

Valbona: Nuk është se kam dashuri për njeri

G-Bani: Bravo

Valbona: Thjesht kam shokë

G-Bani: Bravo

Valbona: E Laertin e kam shok

G-Bani: Më plasi veza e zier, kuptohet