Mbrëmjen e djeshme Rogerti ka folur me publikun duke iu drejtuar kamerave, ku ka komentuar tre finalistët e tjerë të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP 5”.
Ai shprehet se kur hyri si finalist në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ja bëri të qartë Mirit se është vetëm dhe të vazhdojë. Rogerti shton se Miri u shokua dhe e quajti të pabesë.
Sipas finalistit, edhe po të ishte ndonjë njeri i tij në shtëpi, ai do të luante për të fituar çmimin e madh. Ai shton se e ka treguar se në këtë lojë nuk ka mëshirë për askënd.
“Unë kur jam në finale bëra lëvizjen e duhur, kur hyra në shtëpi i thashë zotëri je vetëm, vazhdo. Ai është shokuar dhe më quan mua të pabesë. Nëse e quan pabesi, atëherë turp e faqja e zezë për njeriun që jam. Unë e kam treguar që në këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd, sikur me qenë njeriu im këtu, unë kam për detyrë me fituar lojën time. Me u siguruar që djali im, familja ime janë mirë dhe na vjen një ardhme më e mirë me atë 100 mijë euro. Gjë shumë e thjeshtë, kaq”, shprehet Rogerti.
Ndërsa teksa flet për Mateon, ai thotë:
“Mateo si Mateo, nuk kemi çfarë ti bëjmë. Unë, unë, unë, thotë ai. Ça me i bërë Mateos ne. Rrin e qesh sa herë debaton, ça me i bërë. Nuk pranon asgjë me dashurinë që nuk ekziston, ça ti themi. Më duket se Mateo është më i kënaqur me Selin në finale se sa do të ishte me Brikenën. Pse? Po e sheh se kjo dyshe mes tyre po funksionon në rregull”.



