Të ftuar sot në pjesën e parë të “Big Brother VIP Fan Club” së bashku me ish-banorët kanë qenë edhe tre vajzat që përunduan rrugëtimin e tyre në gjysmëfinalen e këtij reality show, Danja, Gerta dhe Loredana.
Në fillim u diskutua në lidhje me rrugëtimin e Danjës dhe se çfarë i ka thënë Redi, partenri i saj pas daljes së saj?
Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht.
Në studio ndodhej G Bani dhe duke qenë se nuk ishte takuar me Danjën, Heidi e pyeti se si ndihej për këtë dhe ai u shpreh se:
Danja nuk e ka me detyrim që të më përshëndesë sepse edhe unë të isha në vendin e saj nuk do të përshëndesja një njeri që ma ka bërë të vështirë qëndrimin në “Big Brother” duke e ditur që kam një lidhje jashtë kështu që është krejt normale.
Do të donte të G Bani që të kishte shoqëri me Danjën pavarësish gjithçkaje?
Nuk ka çfarë më duhet shoqëria me Danjën, shoqërinë e saj e desha aty brenda të bëja atë lojën. Nuk kishte jo vetëm shoqëri po as përkrahje në lojë. Loja e Danjës kundrejt lojës sime ka qenë shumë agresive.
Danja shtoi se:
Kam përshtypjen jo vetëm i dashuri im, por i dashuri i çdo vajze në rast se do të kishte situata pak a shumë agresive siç kanë ndodhur aty brenda midis meje dhe G Banit do të tensionohej gjithësesi.
G Bani: Kush kanë qenë situatat agresive midis meje dhe teje? Vazhdon me mashtrimet e veta, vazhdon me lojën e shpifjeve. Nuk e ka lënë as aty, tani që e kanë parë që loja e saj ishte lojë shpifjesh, mashtrimesh dhe me dy standarde dhe e vazhdon.
Danja: Dakord.
G Bani: Sjellja ime ndaj Danjës nuk ka qenë agresive. Kur Danja të thotë budalla, lolo, pa shtyllë kurrizore duhet ta durosh ndërsa kur i thua ti diçka Danjës ajo nuk duron dhe thotë mu zhduk me sekonda. Nuk kam qenë agresiv ndaj saj, kam qenë i dashuruar po. Kam qenë duke u përpjekur të kujdesem.