Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Alesio Alia, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 5”.
Por jo vetëm kaq, pasi Alesio ka folur edhe për fëmijët dhe ish-bashkëshorten e tij. Ai tha fjalët më të mira për ish-gruan, për të cilën u shpreh se do t’a vlerësojë gjithmonë.
“Nuk kam qenë gjithmonë pjesë, afër tyre, se puna ime. Por të paktën nga 4-5 herë në ditë i merrja në telefon. Kaloi çdo gjë shyqyr, ja ku jemi, jam prapë pranë tyre”, tha Alesio.
Pjesë nga intervista:
Një pyetje që bëhet shumë në rrjetet sociale, ju jeni ndarë me bashkëshorten?
Po
Ligjërisht jeni të ndarë?
Po
Ruani marrëdhënie të mira?
Kam shumë marrëdhënie të mira me të. Është një nënë shëmbullore, është një grua t’a vlerësosh. Edhe unë gjithë jetën do t’a vlerësoj.


