Ka nisur një trend i ri në rrethin e personazheve të famshme, të cilat shfaqen në tapetin e kuq pa makijazh ose me make-up shumë natyral.


Kjo është me të vërtetë një sfidë e madhe, pasi jemi mësuar gjithmonë që vajzat e ekranit ti shohim të kuruara në çdo detaj dhe me një make-up perfekt që bie menjëherë në sy.


E që të famshmet të dalin para miliona njerëzve pa makijazh duhet që të kenë shumë guxim, pasi mund të marrin kritika nga më të ndryshmet nga fansat e tyre.


Por këto yje nuk e kanë aspak problem që të shfaqen në daljet e tyre publike të rëndësishme, pa make-up. Nuk kanë frikë që të tregojnë bukurinë e tyre natyrale, pa makijazh, filtra apo çdo gjë tjetër që të bën të dukesh ndryshe.


Alicia Keys



Këngëtarja e famshme është anëtare e lëvizjes ‘pa grim’ dhe shpesh shfaqet pa make-up edhe në kopertinat e revistave më të famshme.  


Jennifer Garner



Aktorja mbështeti Alicia Keys dhe zgjodhi të shkojë në Festivalin e Filmit Telluride pa grim dhe e veshur me xhinse sportive dhe një pallto.


Amanda Seyfried



Amanda është shprehur se nuk është fanse e makijazhit të fortë dhe se në jetën e përditshme nuk vendos aspak make-up në fytyrë.


Tilda Swinton



Ne nuk e shohim ndonjëherë Tilda Swinton me makijazh të ndritshëm. Ajo është e bindur që kjo ju bën të dukeni si dikush tjetër.


Gisele Bündchen



Super modelja vendos make-up natyral që vështirë të kuptohet nëse ka bërë apo jo grim.


Jennifer Lawrence


Jennifer Lawrence u shfaq pothuajse pa makijazh në fytyrë në premierën e The Great Gatsby. Kjo shkaktoi shumë diskutime, megjithatë askush nuk mund të mohonte që aktorja dukej mjaft mahnitëse dhe e natyrshme.


Heidi Klum



Modelja e famshme nuk do që të kalojë shumë kohë duke u marrë me grimin. “Kam tendencë që të mos vendos grim në ditët e mia të lira. Nuk jam e komplikuar. Unë nuk ka tonelata krem apo gjëra të tilla. Qëndroj e thjeshtë”, është shprehur ajo.


Natalia Vodianova



Ju rrallë e shihni këtë supermodele me grim në jetën e përditshme. Në tapetin e kuq, Natalia duket natyrshëm e mrekullueshme me makijazh minimal.


Naomi Watts



Naomi gjithashtu nuk e ka aspak problem që të shfaqet në tapetin e kuq pothuajse pa grim.


Kate Winslet



“Dua që të më pëlqeni mua me të vërtetë. Gjithashtu dua që ju ta doni veten ashtu siç jeni”, ka thënë Kate.