Loredana dhe Jozi e kanë nisur ditën e sotme me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori ka nisur me kritika ndaj partneres së tij që e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment Loredana bën të largohet pasi nuk donte që të debatonte që me mëngjes dhe Jozi me një ton zëri të lartë i thotë “ulu shpejt”.
Banorja teksa i thotë ‘ti të bën të ikësh’ ulet sërish dhe Jozi më pas i thotë:
“A të vjen turp, a të vjen zor të flasësh në këtë mënyrë, betohem se iki, sinqerisht nuk të flas më. O njeri nuk ke pikë vlere kështu si sillesh, a të vjen pak zor ça sjellje ke. Ndalu moj zemër mendo se për ça po të them”.
Pjesë nga debati:
Jozi: Je duke harruar shumë o shpirt, nuk po kujtohesh hiç për mua
Loredana: Jozi sa kam hapur sytë, sa erdha këtu
Jozi: Je zgjuar më herët
Loredana: Momenti i parë i joni këtu, me kritika që në pikë të sabahut, ti të bën të ikësh
Jozi: Vërtetë? S’më flet më me gojë të betohem, ulu shpejt
Loredana: Ti të bën të ikësh, sa herë të ta them, sa herë të diskutojmë këtë punë.
Jozi: A të vjen turp, a të vjen zor të flasësh në këtë mënyrë, betohem se iki, sinqerisht nuk të flas më. O njeri nuk ke pikë vlere kështu si sillesh, a të vjen pak zor ça sjellje ke. Ndalu moj zemër mendo se për ça po të them.