Valbona është zgjuar e sëmurë mëngjesin e sotëm dhe pranë saj është munduar që të qëndrojë G-Bani. Teksa gazetarja ishte e shtrirë në krevatin e saj, këngëtari e pyeste se çfarë donte.

Gjatë këtij momenti ata patën edhe një bisedë në lidhje me raportin mes tyre, duke qenë se G-Bani ka shprehur pëlqimin ndaj saj.

Në një moment këngëtari i thotë se ‘nëse e shikon se ajo ka interes ndaj një djali tjetër, ai do e lërë, nuk do shkoj pas saj’.

Ndërsa nga ana e saj, Valbona i tha se ‘nuk është e dashuruar’ dhe se ‘nuk kanë asgjë bashkë’.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

G Bani: Të bëj supë?

Valbona: Jo mor burrë, nuk dua supë, nuk kam turp ta kërkoj.

G Bani: Nuk do merrem më me ty, dije!

Valbona: Mos u merr

G Bani: Do të heq vizën

Valbona: Ma hiq vizën

G Bani: Do të heq vizën!

Valbona: Hiqe vizën. Merr një gomë dhe hoqe

G Bani: Goma e fshin vizën, do e bëj me stilolaps. Je shumë krenare kryeneçe.

Valbona: Mos na bëj presion psikologjik!

G Bani: Që do të lej?

Valbona: Ua të lutem mos e bëj! Të lutem! Që ta kesh të qartë prapë. E para ne nuk kemi asgjë bashkë. E dyta… më lër të flas. Më ke kërkua mundësi të shprehesh…

G Bani: Jo

Valbona: Nuk ke kërkuar?

G Bani: Jo, kam shprehur pëlqim