Këngëtarja e njohur, Ariana Grande kujtoi një periudhë të çuditshme në jetën e saj kur, siç pretendon vetë, donte vetëm të fshihej nga publiku. Grande u bë e njohur në vitin 2018.
Artistja shpjegoi në episodin e ri të serialit “Life in Looks” të Vogue se kishte një arsye personale pas gjithçkaje.
Kur mendoj për vitin 2018, e di që atëherë dola nga apartamenti im i vjetër në Nju Jork. Ishte një kohë e çuditshme në jetën time. Po kaloja shumë gjëra dhe gjithmonë doja të fshihesha në diçka vërtet të rehatshme. Mbaj mend që çizmet me këtë veshje më bënin të ndihesha e fuqishme. Sinqerisht, nuk kisha energji të mendoja për rrobat në atë kohë. Gjëja më e lehtë për mua ishte të vishja një bluzë me kapuç dhe çizme dhe kështu ndodhi. Më vjen keq ta them, por është e vërteta e sinqertë.



