Lore, Sabina dhe Brikena kanë biseduar ditën e sotme në lidhje me punën e tyre të parë. Kjo e fundit ka treguar se puna e parë ka qenë në kasë, në një market në Itali.

Brikena u shpreh se ka qenë në fakultet dhe donte një punë 3-4 orë, dhe e gjeti te një market shumë të madh. Banorja e “Big Brother VIP 5” shton se ka marrë edhe një çmim si kasierja më e mirë e Lombardisë.

Pjesë nga biseda:

Brikena: Kur kam qenë në fakultet kam pas qejf të punoja. Kisha një market përballë shumë të madh, e aty kam nisur të punoj në kasë, kasiere.

Lore: Gjatë shkollës?

Sabina: Nuk do t’a bëja kurrë se unë nuk di nga matematike. Të prisnin ata kusur, të ktheja unë kusur

Lore: E ke çdo gjë aty shpirt

Brikena: Kam marrë një si çmim, si kasierja më e mirë e…

Lore: E marketit

Brikena: Jo, e Lombardisë. Nuk kisha punuar kurrë si kasiere, thjesht e nisa me 3-4 orë punë për të ndihmuar familjen, për vete, pasi isha në fakultet. Nuk doja një punë që të punoja gjithë ditën, se doja të mësoja.