Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka zbuluar së fundmi se ka blerë një makinë mjaft luksoze. Përmes postimeve në “Instastory”, artistja tregoi se bëhet fjalë për një mjet të markës prestigjioze “Porsche”.

Bebe Rexha që nga momenti që e ka marrë makinën e saj të re vendosi që të shëtiste me të. Gjatë një interviste të dhënë për US Weekly, artistja 32-vjeçare është shprehur se:

“Unë nuk e mora lejen e drejtimit të mjetit në moshën 29-vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare po arrin suksese shumë të mëdha në muzikë. Ajo tashmë ka grumbulluar dhe numëron me miliona klikime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar përgjatë viteve. Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.