Aktorja me famë botërore, Julia Roberts, ka folur si rrallëherë për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Daniel Moder, kanë rritur 3 fëmijët e tyre. Çifti ka dy binjakët Hazel dhe Phinnaeus, 20 vjeç, dhe djalin 18-vjeçar, Henry.

Roberts ka dhënë një intervistë për revistën e njohur, “72 Magazinë”, ku e përshkroi veten dhe bashkëshortin si prindër që kanë vendosur kufij të fortë dhe rregulla që nuk mbyllen me diskutim.

“Kishin qenë ndër të fundit në grupet e bashkëmoshatarëve që morën telefona dhe gjëra të tjera të tilla”, tha ylli i kinematografisë për binjakët.

Roberts shtoi se kur ishin më të vegjël, ata mund të konsideroheshin prindër të rreptë, jo me ligje të pamëshirshme, por me rregulla të qëndrueshme: “Ja kufiri i jetës suaj dhe nuk ndryshon”.

Aktorja ka treguar se kjo qasje krijon “stabilitetin” që fëmijët kanë nevojë për të ndjerë siguri. “Arkitektura” e familjes së tyre, dashuria e palëkundur, kujdesi, ka qenë thelbësore për të zhvilluar një mjedis ku fëmijët mund të rriten të hapur, por me disiplinë.

Ndërkohë në vitin 2023, Julia Roberts ka përmendur gjithashtu se si ata i kanë mësuar fëmijët të mos varen shumë nga teknologjia, dhe se telefonat nuk janë lejuar në tavolinë gjatë vakteve.

Për Roberts dhe Moder, koha që kalonin së bashku si familje, komunikimi dhe respekti ndaj rregullave kanë qenë gurëthemelues të prindërimit të tyre.