Brooke Hogan, vajza e Hulk Hogan, ka folur publikisht për herë të parë rreth arsyeve pse nuk mori pjesë në lamtumirën e fundit të babait të saj. Hulk Hogan ndërroi jetë më 24 korrik në shtëpinë e tij në Florida në moshën 71 vjeç. Një funeral privat u mbajt më 5 gusht në Clearwater. Brooke nuk ishte midis të pranishmëve. Në profilin e saj në Instagram, Brooke shpjegoi se babai i saj i urrente funeralet dhe nuk donte kurrë një ceremoni tradicionale. “Ndërsa i vlerësoj të gjithë ata që i bënë nderimet e tyre, vendosa që doja t’i thoja lamtumirë në mënyrën time, personale dhe të përzemërt. Në heshtje, aty ku u ndjeva më afër tij, në plazh”-shkroi ajo.
Krahas fotove me bashkëshortin e saj Steven Oleksy dhe binjakët e tyre, ajo shtoi:
E vetmja gjë që mungonte ishte karrigia e tij e palosshme e plazhit, për të parë valët dhe perëndimin e diellit. Ne i morëm fëmijët tanë dhe i zhytëm në të njëjtin ujë të kripur që ai e donte. Çdo valë, çdo kokërr rëre më kujtonte se si isha ‘fëmija i tij i detit’. Shpresoj që ai të jetë në paqe tani dhe ta dijë sa shumë e dua. Jam krenare që jam vajza juaj. Faleminderit që më zgjodhët mua në këtë jetë. Lidhja jonë është e përjetshme. Për të gjithë ata që më kanë inat që nuk isha atje, ata as nuk më ftuan.
Edhe pse pranoi se dy vitet e fundit ajo dhe babai i saj ishin më pak të lidhur, ajo theksoi se nuk kishte konflikte të mëdha apo prishje të marrëdhënieve. Rikujtojmë që Brooke vendosi që nuk donte të përfshihej në testamentin e babait të saj dhe nuk trashëgoi një pjesë të pasurisë së tij, e cila vlerësohet në 25 milionë dollarë.




