Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë nisur debatet e para. Dita e sotme ka nisur me një debat mes dy vajzave, Lorna dhe Brikena.

Kjo e fundit u shpreh se Lorna nuk i ka pëlqyer që ditën e parë që ka hyrë në shtëpi, pasi sipas saj, kur ajo i fliste banorja nuk i kthente përgjigje.

Pjesë nga debati:

Brikena: Xhodin e ka patur shumë larg, i thoshte diçka dhe kjo i kthente përgjigje. Unë këtu afër e pyesja dhe nuk më kthente përgjigje

Lorna: Sepse Xhodin unë e njoh, doja të dija nëse më njeh apo jo. Unë kam punuar me babain e saj. I ati i Xhodit fatkeqësisht nuk jeton më dhe unë nuk doja t’ja përmendja në Prime.

Brikena: Nuk po flas për Xhodin, po flas për tjetër gjë. Ashtu siç ke hyrë në Big, ashtu do të dalësh

Në një moment teksa Lorna po fliste nisi edhe të imitonte Brikenë dhe kjo e fundit i thotë ‘që ajo merr poza’.

Pjesë nga debati:

Briekna: Unë nuk kam nevojë të marr   pozë zemër, ri rri merr pak pozë, lyej pak buzët e kuqe dhe je në rregull

Lorna: Ti po më paragjykon mua se si rri dhe pse lyej buzët e kuqe. Për qejfin tim

Brikena: Kështu janë njerëzit fals, këtej të thonë diçka pastaj thonë të pëlqej. S’më pëlqen të rri me njerëz fals.