I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive.

“Bieta Sulo te kjo foto nuk është e preferuara ime, më pëlqen më shumë me xhinse, me këmisha bluza casual. Më pëlqen më shumë ai stil, këtu më duket më e madhe seç është. Mendoj modeli i fustanit nuk është për karakterin e Bietës, është për prezantuese të tjera kjo.

Egli Tako gabimi i parë është byzylyku mbi xhaketë. Nuk duhet sepse ti e tregon me çdo kusht që ke dhe atë byzylykun. Në tërësi jam i lodhur pak nga trendi i kostumeve në të njëjtin format, pak e lodhshme. Gjatë koncerteve nuk më ka pëlqyer. Prisja pak më cool disa herë më dukej shumë thjesht sepse kishte vëmendjen e të gjithëve”, tha stilisti i njohur.