Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” kanë nisur debatet e para mes banorëve. Debatet janë të ndryshme, që nga punët e shtëpisë e deri në përmendje të gjërave nga jashtë.

Ditën e sotme Livia ka debatuar ashpër me banorët, kjo pas provave për shfaqjen e fundvitit.

E indinjuar ajo ka rrëfyer se është ndjerë e ofenduar, teksa Marjus i ka thënë se po zmadhon të gjithë situatën.

“Unë dua të trajtohem si njeri, si vajzë. Kur të futem në një teatër e di se ku jam futur. Unë ndihem e fyer. Nëse regjisori më thotë vazhdo qesh, atëherë unë ndiehem e fyer. Nuk kam ardhur në shkollë. Nuk më pëlqen të përqeshem dhe nuk e hiperbolizoj”, është shprehur Livia.