Xhodi Skura ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj gjatë një interviste në emisionin “Se Luan Topi”, duke prekur publikun me rrëfimin për humbjen e të atit.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania tregoi se gjithçka ndodhi në një periudhë kur babai i saj ishte i sëmurë dhe ajo po përpiqej të gjente forcë te besimi dhe lutjet.

Sipas saj, kishte shkuar në Kishën e Laçit për t’u lutur për shëndetin e tij, duke marrë me vete ujë të bekuar dhe sende simbolike që donte t’ia çonte të atit si shenjë shprese.

Por ndërsa ndodhej aty, mori një telefonatë urgjente nga familjarët, të cilët i kërkuan të shkonte menjëherë në spital, pa i treguar fillimisht të vërtetën e plotë.

Shkova në Kishën e Laçit për t’u lutur për babin që ishte sëmurë. Lashë një meshë aty dhe më morën në telefon, më thanë të shkoja sepse babi nuk ishte mirë. Nuk më treguan që kishte ndërruar jetë -rrëfeu ajo.

Momentin më të rëndë, Xhodi tha se e përjetoi sapo mbërriti në spital.

Kisha marrë ujë të bekuar dhe gjëra të tjera për t’i treguar: ‘Shiko babi, kam shkuar te vendi që ti na thua gjithmonë’. Kur u ngjita në katin e fundit të spitalit dhe doktori tha: ‘Ardjani na la’, i kam hedhur të gjitha përtokë -u shpreh ajo mes emocionesh.

Ajo e cilësoi atë periudhë si një nga më të vështirat e jetës së saj, një moment ku shpresa, besimi dhe dhimbja u përzien në mënyrën më të fortë të mundshme.