Dea Vieri ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka biseduar në lidhje me gënjeshtrat. Cilat janë disa prej tyre që thuhen më shpesh në shoqërinë tonë sot?
Pjesë nga intervista:
Ka influencerë në Shqipëri që thonë se paguhen 5 mijë euro për një postim në “Intagram”, a është e vërtetë kjo? A ka vërtetë pronarë biznesesh që paguajnë 5 mijë euro postimin?
Varet se sa ia shohin feedback-un. Çdo gjë është për të marrë feedback, unë nuk mund të të jap para ty thjesht për emrin që ke dhe personazhin që ke. Duhet të t’i jap këto para që ti të m’i kthesh dhe të m’i konvertosh përsëri në para, që njerëzit të blejnë dhe të influencohen nga postimi yt. Por unë nuk mendoj që ndonjë influencer shqiptar i meriton 5 mijë euro për një postim. Nuk duhet t’i meritojë. Nuk mendoj se i konverton në shitje. E di që deri në 5 mijë euro i marrin për një postim, por më shumë pastaj… Mbase edhe gënjejnë, se kjo është një mënyrë që njerëzit t’i bëjnë më shumë marketing vetes. Është njësoj si ata që bëjnë një këngë dhe i fusin asaj 4 milionë klikime direkt dhe gënjejnë.



