Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer në “She’s On Air” arsyen se përse nuk është bërë kurrë baba.

Gjatë intervistës, ai tregoi se ka dalë nga burgu në moshën 40-vjeçare dhe tha se preferoi të mos bëhej me fëmijë, sesa ta linte atë jetim.

“Kur kam dalë nga burgu kam qenë 40 vjeç dhe biologjia moderne ka thënë që mbas moshës 41 vjeç, nuk dihet se kur vdes. Mund të vdesësh 42, por edhe 102. Mirëpo ai që ka logjikën, por ka dhe kulturën të qytetërimit, e mendon të lërë një jetim… Më mirë mos prano të bësh një fëmijë, sepse s’e ke më jetën e sigurt, sesa të lësh një jetim. Pse? Sepse ai do ta vuajë gjithë jetën.

Nuk e kisha kur isha 25, nuk e kisha kur isha 30. E kisha kur isha 41-42. Ndryshon problemi. Atëhëerë mendon njeriu që mund të vdesë 45 dhe e lë atë 2 vjeç. Është humanizëm, nuk është instinkt. Është humanizëm. Është logjikë e madhe”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela.