Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët e kanë pyetur për projektet e reja muzikore, por sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”. 

Dikush e ka pyetur se me kë mban raport nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ish-finalistja është përgjigjur duke thënë se flet me të gjithë ata që nuk kanë luajtuar me ndjenjat njerëzore.   

“Me kë nga Big-u mban akoma lidhje? Je yll”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Rozana i është përgjigjur: 

“Nga Big-u mbaj kontakt me ata që kur dolën nga shtëpia nuk thanë ‘cfarëdo që bëmë aty ishte thjeshtë një lojë’. Jo mo jo, se t’a fyesh tjetrin, t’a ofendosh, nuk është lojë. Ti e ke në jetën tënde këtë problem, e ke edhe jashtë, prandaj e sjell ashtu edhe brenda, sepse njeriu nuk mund të aktrojë 3 muaj. Kështu që nga Big-u flas me njerëzit që nuk kanë luajtur me ndjenjat njerëzore brenda”. x