Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka komentuar ngjarjet më të fundit të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
I pyetur në lidhje me raportin mes Selin dhe Gimbos, Bruno u shpreh se nuk i sheh si çift. Sipas Shemshos, Gimbo sa hyri në shtëpi u bazua te kjo lloj loje, që të ketë një raport me një vajzë aty brenda.
Ai shton se duke qenë se Selin duket si një konkurrente e fortë, banori shkoi tek ajo.
“Unë nuk i shikoj si çift. Gimbo sa hyri direkt u bazua te kjo lloj loje, që të ketë nja raport me një vajzë aty brenda, që duket si një konkurrente më e fortë dhe në këtë rast është Selin. M’u duk shumë ‘fake’, sado që pëlqimi mund të ekzistojë, nuk e mendoj kurrë se Selin mund të lidhet aty brenda me një djalë. Nuk mendoj se ka pëlqim. Më duket shumë e sforcuar e gjithë kjo, pasi Selin nuk mund të luajë vetëm. Unë nuk besoj në ndjenjat që ndodhin nëpër reality show. Jo çdo gjë që ndodh aty është e bazuar në realitet. Baza aty është që të fitosh 100 mijë eurot”, tha Bruno.



