Një debat ka nisur ditën e sotme mes Brikenës dhe Senos, e shkak është bërë një qese e zezë. Teksa Brikena e mori te këndi i kafesë, Seno nuk donte që t’a lejonte t’a merrte.

Banorja i thoshte se e kishte ‘urdhëruar’ lideri, Armiri, por banori i kthehej duke thënë se në atë vend të shtëpisë është vetë ai lideri.

Kur Brikena u largua nga aty, Seno shprehet për të “kjo ka botoks në tru”.

Pjesë nga biseda:

Seno: Bjere moj vajzë se është e imja

Brikena: Nuk mundesh me më prekë

Seno: As ti nuk mundesh me prekë gjërat

Brikena: Më tha lideri

Seno: Lideri të vijë të më thotë mua

Brikena: Më tha lideri

Seno: Lideri të më thotë mua

Brikena: Më tha lideri me i marrë

Seno: Unë jam lideri këtu

Brikena: Nuk dua t’a jap. Dua të dal

Seno: Unë jam lideri këtu, nuk mundesh me dalë

Brikena: Ok

Seno: Ose merri se kam plehra të tjera, mi pastro këto plehra se kam qese tjetër. Kjo ka botoks në tru, nuk është normal