Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Rogertit dhe Kristit. Ky i fundit ishte duke bërë listën e buxhetit së bashku me Brikenën, kur Juela shkon dhe u kërkon makinën llogaritëse.

Kur Brikena refuzoi që t’ia jepte, në ndihmë të Juelës shkoi Rogerti, i cili u mori letrat e buxhetit. Kristi u ngrit që t’ia merrte por ai nuk ia dha.

Si pasojë, Kristi mori një shishe ujë dhe ia hodhi kokës banorit.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ti nuk mundesh me përdor dhunë

Kristi: Nuk është dhunë ajo

Rogerti: Ky njeri është pro dhunës

Kristi: Ajo është tendencë për të të fikur se merr zjarr nga poshtë ti

Rogerti: Të dalë sa më shpejt

Kristi: Ajo nuk është dhunë

Rogerti: Të kam thënë unë, kam me të ardhë hakut unë

Kristi: Ajo është fikje për të të kthyer me këmbë në tokë se po merr flakë

Rogerti: Kjo është vetja jote, ke treguar se ça mund të bësh

Kristi: As nuk të kam prekur me dorë fare

Rogerti: As mos e vrit mendjen, ti mendon që është diçka që nuk prekesh, ti do prekesh në publik

Kristi: Le të prekem, ti gangsterin me mua nuk e bën dot.