Proferi i vetëshpallur nga Gana, Evans Eshun, i njohur si Ebo Noah është arrestuar nga Shërbimi Policor i Ganës, pas përhapjes së profecive të tij që tërhoqën vëmendjen e masava dhe medieve.

Ebo Noah kishte fituar famë në internet dhe mediat sociale për parashikimin e tij të një përmbytjeje globale që, sipas tij, do të fillonte më 25 dhjetor.  Ai gjithashtu kishte nisur ndërtimin e “arkave” të mëdha, të destinuara për të strehuar besimtarët e tij gjatë kësaj katastrofe që pritej. Shumë qytetarë dhe ndjekës e morën seriozisht paralajmërimin, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në disa komunitete.

Megjithatë, profecia e Ebo Noah nuk u realizua dhe ngjarjet që ai kishte parashikuar nuk ndodhën.  Autoritetet policore të Ganës e arrestuan për hetime, duke e akuzuar për shpërndarje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek publiku.